AKTIVITET TRAJNUES: “Perspektiva gjinore dhe diskriminimi. Shpërblimi i dëmit në rastet e diskriminimit” - 23 Prill 2026

Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi në datën 23 Prill 2026 aktivitetin trajnues me Temë: Perspektiva gjinore dhe diskriminimi. Shpërblimi i dëmit në rastet e diskriminimit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Elvana Çiçolli dhe Robert Gajda

Lehtësuese: Lorena Çabej 

Qëllimi i këtij trajnimi është: Kuptimi i specifikave dhe veçantive të çështjeve me objekt diskriminimin me bazë gjinore, nëpërmjet praktikave të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Standardet dhe barra e provës, si dhe praktika e KMD mbi diskriminimin me bazë gjinore;
  • Ligji dhe aktet ndërkombëtare mbi diskriminimin me bazë gjinore si dhe praktika e GJEDNJ;
  • Standardet dhe barra e provës, si dhe praktika e KMD mbi diskriminimin me bazë gjinore. Kalimi i barrës së provës në çështjet me objekt diskriminimin;
  • Ligji dhe aktet ndërkombëtare mbi diskriminimin me bazë gjinore si dhe praktika e GJEDNJ;
  • Jurisprudenca e KMD dhe Jurisprudenca e Gjykatave Shqiptare. Shpërblimi i dëmit në rastet e diskriminimit;
  • Parimi i barazisë dhe mos diskriminimit. Analizë e praktikës gjyqësore 2013-2020.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, avokatë shteti dhe përmbarues gjyqësorë të Republikës së Shqipërisë.